Eliza Dushku tani dhe producente, në një film dokumentar për Shqipërinë
























Eliza Dushku së fundmi është vënë në rolin e producentes së një filmi dokumentar për Shqipërinë bashkë me vëllanë e saj, Nate Dushku. “Dear Albania” mban emrin ky dokumentar i cili mori sukses, madje edhe tej parashikimeve. Ai është bërë pjesë e platformës Netflix që është mjaft e njohur për transmetimin e filmave online. Gjatë realizmit të këtij dokumentari, Eliza dhe vëllai i saj kanë udhëtuar në 15 qytete shqiptare përgjatë Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë duke promovuar kështu kulturën dhe traditat shqiptare. Tashmë këtë film dokumentar, i cili mund të konsiderohet si suksesi i radhës i Elizës dhe i të gjithë shqiptarëve, mund ta shihni online në Netflix.

No comments:

Post a Comment