Aplikacioni WhatsApp i ka ha hapur dritën jeshile funksionit më të ri për të gjithë përdoruesit, atë të video-thirrjeve. Siç ishte njoftuar disa javë më parë, funksioni i ri është i aksesueshëm vetëm brenda një bisede. Për të aktivizuar opsionin video-thirrje, mjafton të zgjidhni një bisedë dhe të zgjidhni butonin e kamerës, pozicionuar në krah të butonit të telefonatës. Ekrani do të tregojë fytyrën e mikut tuaj dhe një kuti e vogël do të tregojë fytyrën tuaj. Në ekran shfaqen tre butona, një për të zgjedhur kamerën, një për të vënë ‘mute” audion dhe një për të mbyllur video-thirrjen.
Aktualisht ky funksion është në dispozicion në versionin e fundit Android, kështu që të gjithë përdoruesit e sistemit operativ të Google thjesht duhet t’i bëjnë update aplikacionit për të mundësuar video-thirrjet. Në iOS, funksioni do të jetë i aksesueshëm në orët dhe ditët e ardhshme.
No comments:
Post a Comment