Rusia po nxit luftë në Ballkan, NATO gati të ndërhyjë























“NATO është e gatshme për të ndërhyrë në Ballkan për t’i bërë ballë kërcënimit rus që ka për qëllim shtrirjen e ndikimit në rajon me qëllim destabilizimin, sidomos duke nxitur konfliktet ndëretnike“.

Kështu shkruan përditshmja kroate “Veçernji list e cila raporton se një dokument i besueshëm i NATO-s për sigurinë në Ballkan, është miratuar në takimin e shefave të diplomacive gjatë këtij muaji. “NATO është e gatshme të ndërhyjë operacionalisht në Ballkan kurdo është e nevojshme për të parandaluar konfliktin ndëretnik dhe për të promovuar siguri dhe stabilitet, shkruan në dokumentin sekret të NATO-s mbi situatën në Ballkanin Perëndimor”, thekson gazeta kroate.

Dokumentin të cilin “Vecernji list” ekskluzivisht e ka parë në Bruksel, fillimisht është shqyrtuar e më pas është miratuar në takimin e ministrave të jashtëm gjatë këtij muaji.

Në të njëjtin dokument janë përshkruar në detaje dy lloje të kërcënimeve me të cilat përballet vendet fqinje të pjesa juglindore kroate: sjellja destabilizuese e Rusisë dhe rritja e ekstremizmi dhe radikalizmi si pasojë e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.

Mirëpo në dokumentin sekret nuk tregohen detaje se çfarë do të thotë ndërhyrja operacionale që aleanca është e gatshme të bëjë në Ballkan, por sipas burimeve jozyrtare thuhet se theksi i veçantë i jepet promovimit të sigurisë dhe stabilitetit.

Këto burime thonë se kjo nuk mund të shihet si kërcënim, por si mesazh për parandalimin e kërcënimeve të mundshme në qoftë se ndodhin.

NATO sheh “rritje të aktivitetit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe sjelljen destabilizuese”, thuhet në dokument.

No comments:

Post a Comment