E njohin të gjithë si krahu i djathtë i Xhani De Biazit, por kush është pranë stafit të kombëtares shqiptare të futbollit, e di mirë që Paolo Tramexani ka po aq merita sa trajneri i përfaqësueses për sukseset e viteve të fundit të Shqipërisë. Vetë Tramexani, ndonëse i emëruar nga FSHF edhe si Drejtor Teknik i të gjithë ekipeve kombëtare, ka kuptuar se është gati për hapin e madh në karrierën e tij dhe në të ardhmen dëshiron të bëhet trajner. “Unë jam mirë, e them sinqerisht, me Xhanin që më dha këtë mundësi. Kam një raport të shkëlqyer me të dhe më dha mundësinë që të jetoja këtë eksperiencë të bukur në vitet e fundit. Njëkohësisht, mendoj se një ditë do të dua edhe unë të filloj eksperiencën e trajnerit të skuadrave edhe falë asaj që kam mësuar në këtë periudhë të fundit. Në të ardhmen ndjej që mund ta provoj këtë eksperiencë”, tha Tramexani për emisionin radiofonik “InterLine”. Nuk është çudi që kjo eksperiencë të fillojë pikërisht me drejtimin e Shqipërisë, ku kohët e fundit ai është kthyer në rolin e “të plotfuqishmit” në radhët e kombëtareve të moshave. Ai ka emëruar stafet teknike të përfaqësueseve të U-15, U-19 dhe U-21, ndërsa aktualisht po monitoron me ta të gjithë të rinjtë shqiptarë, i orientuar drejt të ardhmes. Edhe në intervistën e dhënë sot, ai foli për një projekt që duhej vazhduar pas kualifikimit në Europian, i cili për të duhej të ishte vetëm fillimi. “Projekti duhet të vazhdojë, sidomos pasi arritëm Europianin dhe u paraqitëm mirë në nivel ndërkombëtar. Ishim të ndërgjegjshëm për vështirësitë e grupit të Botërorit me Spanjën e Italinë, por ekziston dëshira që të përmirësohemi, të ëndërrojmë, të tregojmë që kjo Kombëtare mund të ketë një të ardhme. Klasifikimi në këto momente na sheh mbrapa, kemi humbur një ndeshje të rëndësishme në shtëpi me Izraelin dhe tani kemi ndeshjen e radhës me Italinë. E rëndësishme është të qëndrojmë sa më afër grupit të skuadrave që kemi para e pse jo, të mundohemi të rikuperojmë pikë “, tha Tramexani i cili është i ndërgjegjshëm që gjithçka ka filluar nga zero pas Europianit.
Tramexani: Dua të bëhem unë trajner

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment